18:04, 31 Mars 2020

Parlamenti rus ka aprovuar një paketë të ligjeve “anti-virus”, duke përfshirë këtu edhe dënimin deri në shtatë vjet burgim për shkelje serioze të rregullave të karantinës.

Ligjet dhe vendimet e ashpra u nxorrën në kohë rekord, pasi rajone në të gjithë Rusinë ndoqën udhëheqjen e Moskës në vendosjen e bllokimeve të rrepta, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Masa më e rreptë në paketën e ligjeve, që parasheh një dënim prej shtatë vjetësh burgim, do të zbatohet nëse dikush me koronavirus thyen karantinën dhe të tjerët vdesin si rezultat.

Ekzistojnë gjithashtu gjoba të mëdha për njerëzit e shëndetshëm që thjeshtë shkelin masën e qëndrimit në shtëpi, si dhe një dënim deri në pesë vjet burgim për përhapjen e lajmeve të rrezikshme, të rreme për epideminë.

Rusia ka regjistruar rritjen e saj më të lartë në rastet e reja të të prekurve me koronavirus – raporti zyrtar mbetet relativisht i ulët në 2,337 raste dhe 17 vdekje.

Kjo ka bërë që Presidenti Vladimir Putin, të argumentojë se Rusia ka kohë të vlefshme për ta trajtuar shpërthimin e virusit.

Rusia regjistron 500 raste me koronavirus për 24 orë

Konkurs Pune

Lexo më shumë