Rusia liron 215 ukrainas që i mori rob në betejën e Mariupolit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia liron 215 ukrainas që i mori rob në betejën e Mariupolit

NULL NULL
22/09/2022

Rusia ka liruar 215 ukrainas që ka marrë robër pas një beteje të stërzgjatur për qytetin port të Mariupolit në fillim të këtij viti, duke përfshirë udhëheqës të lartë ushtarakë, bëri të ditur një zyrtar i lartë në Kiev.

Të burgosurit e liruar janë komandanti dhe zëvendëskomandanti i batalionit Azov që bëri pjesën më të madhe të luftimeve.

Lëvizja ishte e papritur, pasi separatistët e mbështetur nga Rusia muajin e kaluar thanë se do të kishte një gjyq të personelit të Azov, të cilët Moska i përshkruan si nazistë, ndërsa në anën tjetër Ukraina e mohon akuzën.

Tretë burgosurit e liruar kishin ndihmuar në udhëheqjen e një rezistence disajavore nga bunkerët dhe tunelet poshtë punimeve gjigante të çelikut të Mariupolit përpara se ata dhe qindra luftëtarë të Azov të dorëzoheshin në maj te forcat e mbështetura nga Rusia.

Zyrtari i lartë në vazhdim tha se në këmbim, Kievi kishte liruar 55 të burgosur rusë si dhe Viktor Medvedchuk, kreun e një partie të ndaluar pro-ruse, i cili përballej me akuzat për tradhti, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

Tutje transmetuesi publik i Kievit, “Suspline” njoftoi se shkëmbimi kishte ndodhur pranë qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv. Ndërsa gjatë ditës, Arabia Saudite tha se Rusia kishte liruar 10 të burgosur të huaj lufte të kapur në Ukrainë pas ndërmjetësimit të Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.