Rusia do t’i dëbojë diplomatët gjermanë NULL NULL 22.04.2023 13:47 22.04.2023 13:47 Rusia ka thënë se do t’i dëbojë diplomatët gjermanë nga vendi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se masa ishte një “reagim” ndaj diplomatëve të saj që po dëboheshin nga Berlini. “Autoritetet gjermane morën një vendim për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani. Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, i cili vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane”, ka thënë kjo ministri në një deklaratë të raportuar nga TASS. “Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”. Ministria nuk zbuloi numrin e diplomatëve të përfshirë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE 19/04/2023