Rusia do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë për të rritur moralin NULL NULL 18.12.2022 11:21 18.12.2022 11:21 Rusia thotë se do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë në një përpjekje për të rritur moralin. Ministria e mbrojtjes së këtij vendi njoftoi formimin e “brigadës krijuese të vijës së parë” këtë javë, duke thënë se ajo do të përfshijë si vokalistë ashtu edhe muzikantë. Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar theksoi krijimin e kësaj brigade në një përditësim të inteligjencës të dielën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Mbretëria e Bashkuar tha se brigada e re krijuese e cila pason një fushatë të fundit, duke i kërkuar publikut të dhurojë instrumente muzikore për trupat është në përputhje me përdorimin historik të “muzikës ushtarake dhe argëtimit të organizuar” për të rritur moralin. Thuhet se brigada do të përbëhet nga trupa të mobilizuarasi dhe siç thuhet, “artistë profesionistë që hynë vullnetarisht në shërbimin ushtarak”.
Kosova Konjufca: Pa kryeministër nuk bëhet Asociacioni - e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur 2 months
Kosova Shikoni momentin kur FSK nxjerr të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi nënën e dyvjeçares (VIDEO) 2 months