Rusia dëbon dy diplomatë finlandezë NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Rusia shpalli sot persona non grata dy diplomatë finlandezë në shenjë kundërpërgjigjeje. Ambasadori i Finlandës, Antti Helantera, u thirr nga Ministria e Jashtme Ruse dhe iu dorëzua një notë proteste, në të cilën ishin përshkruar udhëzimet për largimin e diplomatëve nga Moska, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Në një deklaratë, ministria tha se kishte protestuar fuqishëm kundër “dëbimit të pabazë” të mëparshëm të diplomatëve rusë nga Finlanda “si pjesë e fushatës së sanksioneve anti-ruse të BE-së”. Ministria dënoi qëndrimin “konfrontues” të Finlandës ndaj Rusisë, veçanërisht furnizimet me armë në Ukrainë dhe për atë, të cilën e quajti se bënë përpjekjet për të mbuluar “krimet e nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës”.