Rusia dëbon 24 diplomatë italianë në shenjë hakmarrjeje NULL NULL 19.05.2022 01:32 19.05.2022 01:32 Në një lëvizje hakmarrëse për luftën në Ukrainë, Rusia shpalli persona non grata 24 diplomatë italianë të mërkurën. Hapi u ndërmor në përgjigje të “veprimeve armiqësore” të autoriteteve italiane kundër 30 diplomatëve rusë, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Ata duhet të largohen nga Rusia brenda tetë ditësh, thuhet në deklaratë. Të paktën 3,778 njerëz janë vrarë dhe 4,186 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Numri i vërtetë besohet të jetë shumë më i lartë. Mbi 6.3 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera, me rreth 7.7 milionë të zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.