Rusët e Wagner-it “vranë” 500 ukrainas në Bakhmut (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 28.02.2023 20:26 nga Iliri Pireva 28.02.2023 20:26 Bakhmuti ishte objektivi i parë i forcave të urdhëruara nga Moska gjatë të martës, të cilën pretenduan se raketat e hedhura gjatë luftimeve vranë 350 ukrainas në një vend. “Në drejtimin e Donetskut rreth 350 trupa ukrainase u vranë për 24 orë në rrjedhën e luftimeve aktive nga grupi jugor i forcave të armatosura, sulmet e aviacionit, të shtënat nga artileria dhe sistemet e rënda flakëhedhëse”, deklaroi zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konashenkov, raporton Klan Kosova. Për të kryer këto sulme, Rusia angazhoi grupin më të trajnuar të quajtur Wagner, të cilët u tha se vetëm brenda 24 orëve eliminuan rreth 500 ushtar ukrainas. Prej tyre dhe agjencisë kryesore të sigurisë, presidenti Vladimir Putin kërkoi angazhim maksimal për të marrë kontroll të posaçëm të kufirit rus me Ukrainën. “Seksioni ruso-ukrainas i kufirit shtetëror duhet të jetë nën kontrollin e posaçëm të shërbimit kufitar FSB. Detyra juaj është të vendosni një pengesë në rrugën e grupeve të sabotimit, të ndaloni përpjekjet për të kontrabanduar armë dhe municione në territorin rus”, tha presidenti rus, Vladimir Putin. Megjithatë, kontrolli i këtyre kufijve nuk mund të ndalë ardhjen e tankeve Leopard. Se u panë dy makineri të tilla të prodhimit gjerman në Bakhmut, raportuan të martën separatistët e mbështetur nga Moska. Por këto makineri luftarake që konsiderohen si më të fuqishmet në botë, ishin të pamjaftueshme të mbronin ushtarët ukrainas. Një spital i improvizuar në Bakhmut u mbushë me ushtar të plagosur ukrainas si pasojë e sulmeve të pandërprera ruse. Se gjendja është serioze në këtë zonë e pranuan edhe ushtarakët ukrainas të cilët kërkuan furnizim më të shpejtë të armëve, pas premtimit nga vendet perëndimore. /Klankosova.tv Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months