Rummenigge: United të ndal ofertat për Muller NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se klubi nuk e ka ndërmend që ta shes Thomas Mullerin dhe se ka thënë që Manchester United është duke humbur kohë që po insiston kaq shumë për ta blerë atë. Muller ka qenë i lidhur tërë verën se do të kalojë në Old Trafford, pas një sezoni impresiv që ka pasur në Bundesliga. Forma e tij ka vazhduar edhe në sezonin e ri, ndërsa sipas Rummenigge, United duhet të ndalë dërgimin e e-mailave, pasi nuk e kanë në plan që ta shesin. “Unë nuk jam bankier, ne jemi klub i futbollit. Asnjëherë nuk kemi menduar për ta shitur Mullerin”. “Iu kam treguar kolegëve të mi, nga Manchester United, se nuk kanë nevojë që të dërgojnë e-mail për Muller”, ka thënë Rummenigge, transmeton Klan Kosova.
Kosova Detaje rreth shembjes te Kërrshi i Dudës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq (FOTO) 14 minuta më parë
Kosova Lushaku - Sadriu, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale 17 minuta më parë