Rummenigge: Pep nuk largohet - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rummenigge: Pep nuk largohet

NULL NULL
23.04.2015 11:17

Zyrtarët e Bayern Munich janë të bindur se trajneri aktual i tyre Pep Guardiola nuk do ta lërë ekipin gjerman për të ndërruar destinacion, ashtu siç është duke u folur këto kohët ë fundit.

Spekulimet e fundit për trajnerin spanjoll thonë se ai shumë shpejt do të jetë timonieri i ri i Manchester Cityit, por presidenti i bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge është i qetë dhe i bindur se Guardiola do të qëndrojë.

“Nuk shqetësohem nga këto zëra, përkundrazi këto tregojnë se Pep është trajner që vlen shumë. Nuk mund ta imagjinoj që ai të largohet për një klub si ManchesterCity”.

“Jam i bindur se do të qëndrojë te Bayerni të paktën deri në qershor 2016 dhe ndoshta edhe më gjatë. Kemi një plan, do të mbyllim këtë sezon dhe në pjesën e dytë të vitit do të flasim për rinovimin”.