Rugovë: Arrestohet një femër që u pa në internet duke shtënë me armë NULL NULL 23.05.2023 10:34 23.05.2023 10:34 Në Rugovë të Pejës është arrestuar një e dyshuar femër pasi ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Policia njofton se gjatë deklarimit, ajo kishte thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.