Lajmet e fundit
Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur rreth parashikimit të motit për muajin shtator.
Përgjatë dy javëve të ardhshme, Rugova thekson se temperaturat do të shënojnë rënie, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket muajit gusht, Rugova tha se temperaturat gjatë kësaj periudhe kaluan në rekord.
Po ashtu, meteorologu tha se ka mundësi që viti 2027 të jetë edhe më i nxehtë se ky vit.