Rugova: Më habit Vjosa, karrigia e Presidentit qenka shumë e ëmbël NULL NULL 05.03.2021 10:04 05.03.2021 10:04 Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se e habit heshtja e Vjosa Osmanit për siç ka thënë ai deklaratat e Albin Kurtit për bashkimin kombëtar. “ Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me deklaratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash”. “ Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël. Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë