13:19, 28 Maj 2020

Zëvendësministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Yll Rugova, ka folur rreth shndërrimit në muze të ish-burgut në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Ai në Ora 7 në Klan Kosova tha se ky muze do të edukojë njerëz pasi nëpërmjet tij do të tregohen ngjarje.

” Më në fund e kemi një akt i cili simbolikisht po tregon se e kemi një ndërtesë e cila ka shërbyer për të dënuar njerëz dhe kjo ndërtesë tani do të edukojë njerëz”.

” Pasi muzetë janë hapësira në të cilat është një tregim apo ngjarjes e rëndësishme që tregohet tek të tjerët”.

“Ne si popull e kemi një përballje shumë të madhe ndaj opresionit dhe që nuk është dokumentuar mirë. Muzetë si ky po shpresoj se do të jenë institucionet që do të ruajnë storje të cilat do të shfaqen tek ne edhe tek vizitorët”.

“Vendimi i qeverisë për shpallen muze të ish-burgut mund të jetë një hap i parë në këtë. jemi në një fazë shumë fillestare”.

Ai theksoi se në këtë ish-burg kanë qenë të burgosur njerëz të njohur.

“Ne në këtë burg e kemi bërë një vizitë me ekspertë  të trashëgimisë kulturore për të bërë një verifikim të ndërtesës, ku ky burg  mundet të jetë nga fundviti i viteve 40-ta”.

“Të burgosur këtu kanë qenë Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Fazli Grajqevci i cili ka ndërruar jetë aty, dhe shumë persona të tjerë”, ka thënë Rugova.

Në lidhje direkte : Yll Rugova nga Ministria e Kulturës i cili flet për shndërimin e burgut të Prishtinës në muze

Në lidhje direkte : Yll Rugova nga Ministria e Kulturës i cili flet për shndërimin e burgut të Prishtinës në muze

Publiée par Ora Shtate nê Klan Kosova sur Jeudi 28 mai 2020

Konkurs Pune

Lexo më shumë