Rudari: Qytetarët kanë menduar se po votojnë për Albinin, jo për Shpejtimin (VIDEO) NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka falënderuar të gjithë ata që votuan për të ditën e djeshme. Rudari ka pohuar se do të punojnë shumë si LDK që në zgjedhjet e vitit të ardhshme ta rimarrin Podujevën në drejtim, njofton Klan Kosova. Ai në Info Magazine ka deklaruar se vota e djeshme në Llap dhe Gollak nuk ishte direkt për kandidatin e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi. “Mendoj që shumica e votuesve kanë menduar se po votojnë për Albinin, jo për Shpejtimin”, është shprehur ai. “Sigurisht që kanë qenë të prirur që ta dënojnë subjektin që ka qenë shkaktar i prishjes së koalicionit, që në fakt ishte Lëvizja Vetëvendosje, por ata e kanë marrë atë se kush e ka ngritur mocionin”. Për Rudarin votat me postë dhe ato me kusht nuk do të mund që ta ndryshojnë rezultatin zgjedhor. Kështu, ai ka thënë se për zgjedhjet e ardhme do ta respektonte secilin vendim të degës për ta rikandiduar atë prapë, ose dikë tjetër.