Rudari: Nuk i fajësoj qytetarët, fajin e ka Bulliqi dhe Kurti që nxitën dhunë dhe vëllavrasje NULL NULL 27.11.2020 19:39 27.11.2020 19:39 Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka reaguar pas përleshjes që simpatizantët e partisë së tij kishin sot gjatë ditës me ata të Vetëvendosjes. Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk i fajëson qytetarët, por kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosja Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin e partisë së tij Albin Kurti të cilët, sipas tij, kanë nxitur dhe promovuar dhunë dhe vëllavrasje. “Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë. Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës. Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë