Rubio: Irani luajti me neve, presidenti Trump duhej të vepronte NULL NULL 22.06.2025 17:26 22.06.2025 17:26 Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ka thënë se Irani luajti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në negociatat për programin e tyre bërthamor. Ai tha se kjo e ka shtyrë presidentin Donald Trump, të ndërmarrë veprime, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv. Rubio deklaroi për FOX News se ShBA-të, i kishin ofruar Iranit një program bërthamor civil, por “ata e refuzuan atë”. Ai gjithashtu përsëriti pikëpamjen e tij se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore. “Ata luajtën me neve. Ata nuk iu përgjigjën ofertave tona. Ata u zhdukën për 10 ditë. Presidenti duhej të ndërmerrte veprime si përgjigje”, thotë ai. Sekretari i Shtetit po ashtu paralajmëroi se çdo hakmarrje nga Irani do të ishte gabimi i tyre më i madh. “Ne nuk po i shpallim luftë Iranit. Ne nuk po kërkojmë luftë në Iran. Por nëse ata na sulmojnë, mendoj se kemi aftësitë që ata as nuk i kanë parë ende”, thotë ai. Më herët sot, ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Irani nuk është larguar kurrë nga tryeza e negociatave. Në vend të kësaj, ai tha se bisedimet u ndërprenë nga sulmet izraelite, të ndjekura nga sulmet amerikane, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit 30 minuta më parë