Lajmet e fundit

Ish-diplomati amerikan, James Rubin tregoi si Amerika në fillim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përshkroi si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste.
Megjithatë, ai tha se më pas ky qëndrim i ShBA-së ndryshoi pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujenë.
“Ne fillimisht i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste, pra ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjëjve gjithmonë. Sepse për një periudhë të caktuar, derisa e kuptuam mirë situatën ne fillimisht e përshkuam atë si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht, ne nuk donim që të lidheshim apo të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitet terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoi pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujen dhe konsideruam që ishin në anën e engjëjve pasi nënshkruan marrëveshjen e paqes”, tha Rubin para trupit gjykues, njofton Klankosova.tv.