Lajmet e fundit

Emisioni “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, sonte do të diskutojë për zhvillimet e fundit politike, krizën për mungesën e krijimit të institucioneve, si dhe seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
- A ka dikush plan për zhbllokim?
- Çka nëse Kuvendi nuk konstituohet as në seancën e nesërme?
- Përse skena politike kosovare nuk po arrin të dalë nga kriza?
- Si mund të funksionojë shteti nëse nuk respektohen afatet dhe rendi kushtetues?
Në panel janë Meliza Haradinaj, Skender Musa, Anita Shabani, Labinot Balaj, Vehbi Kajtazi dhe Azdren Shala.
Klan Kosova, 20:45.