Lajmet e fundit

Emisioni i debateve politike dhe intervistave ekskluzive Rubikon me Adriatik Kelmendin rikthehet nga sonte me sezonin e 23-të.
Emisioni më jetëgjatë dhe më i popullarizuar në televizionet kosovare, transmetohet nga e hëna në të enjten, duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova.
A do të jetë Bekim Sejdiu President i Kosovës? Kjo është tema që diskutohet në edicionin e parë të këtij sezoni. Në panel janë Meliza Haradinaj, Berat Buzhala, Rrahman Paçarizi, Labinot Balaj dhe Dukagjin Gorani.