Rubikon: Haradinaj thotë se Serbia po e kapitalizon mungesën e unitetit në Kosovë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rubikon: Haradinaj thotë se Serbia po e kapitalizon mungesën e unitetit në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
24.01.2023 21:42

21.45| Haradinaj: Opozita duhet t’i unifikojë me Qeverinë qëndrimet për Asociacionin

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka thënë sonte se opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet e saj me qeverinë, për çështjen e asociacionit.

Siç tha ajo, sepse nëse do të kishte unifikim edhe në vitet 2013/2015, mbase mund të kishte sot një marrëveshje më të mirë, përcjell klankosova.tv.

”Nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotri Haradinaj edhe zotri Kurti të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të asociacionit ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e 2013-ës edhe kjo e parimeve. Mirëpo ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”.

”Ndaj unë mendoj se është momenti i fundit, që opozita të mos flasë me zë ndryshe dhe të pakoordinuar në takime diplomatike me kryeministrin Kurti, por edhe kryeministri Kurti të heq dorë nga ato videot linquese ndaj opozitës”.

”Opozita duhet të unifikojë qëndrimet me qeverinë. Të diskutojnë mes vete. Kemi parë situata kur edhe opozita ka bojkotuar në mënyrë demonstrative takimet e unitetit edhe në të kaluarën edhe tani”.

Pse nuk e kemi njohjen, dhe si rrëshqitëm kaq keq në një draft të tillë?

”Fuqia destabilizuese e Serbisë, sidomos tani pas luftës në Ukrainë duke qenë aleate, epiqendër e ndikimit rus, nuk krahasohet me fuqinë destabilizuese që një asociacion apo një status i veçantë i kishës, do të përbënte në Kosovë”.

”Unë shoh rrezik shumë, por nuk shoh që po përceptohet si i tillë, dhe këtë e shoh si pazotësi të kësaj qeverie që ta paraqes rrezikun e këtyre”, u shpreh ajo mes tjerash.

 


21.30| Haradinaj thotë se Serbia po e kapitalizon mungesën e unitetit në Kosovë

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se është momenti i fundit që të ketë një unifikim mes opozitës dhe qeverisë, në të mirë Kosovës.

Siç thotë ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin, kjo meqë mbi të gjitha, është interesi i shtetit të Kosovës, përcjell klankosova.tv.

”Nuk them ‘se duhet ta refuzojmë’, mirëpo Serbia shihet që po kapitalizon në mosunitetin politik në Kosovë, sepse ne kemi disa zëra në Kosovë, sidomos për tema të cilat janë kontestuese për opinionin publik por edhe për të gjitha partitë politike kanë qenë deri më sot, përpos atyre që e kanë nënshkruar asociacionin”.

”Prandaj ne sot kemi opozitën që flet me një zë, nuk është e koordinuar fare me qeverinë. Po flasim për asociacion, cilat janë koncesionet e mundshme të cilat do të mund të ishin dëmtuese për shtetësinë e Kosovës”.

”Po shohim një hipokrizi, një papërgjegjësi totale të klasës politike. Këtu nuk e përjashtoj edhe kohën kur edhe zotri Kurti ka minuar unitetin politik në të kaluarën”.


20.45| RUBIKON sonte: Kurti, Vuçiq dhe propozimi “franko-gjerman”

Në edicionin e sotëm të Rubikon me Adriatik Kelmendin, do diskutohet mbi politikën vendase por dhe të jashtme, karshi raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Temë kryesore e debatit të sontëm, është specifikisht propozimi franko-gjerman, përcjell klankosova.tv.

Të ftuar janë Meliza Haradinaj-Stublla, Rrahman Paçarizi, Gazmir Raci, Dardan Sejdiu dhe Ilir Ibrahimi.

Na ndiqni në Klan Kosova nga 20:45.