Ruairí O'Connell: Unë jam i trishtuar nga dhuna në Kuvendin e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ruairí O’Connell: Unë jam i trishtuar nga dhuna në Kuvendin e Kosovës

NULL NULL
14/12/2015

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se është i trishtuar nga dhunë e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë është postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O’Connell:

“Unë jam i trishtuar nga dhuna e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Kosova ka shumë sfida. Dhuna e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe përpjekjet për të imponuar vullnetin politik me forcë nuk i zgjidhë problemet e Kosovës. Krijon thjeshtë më shumë. Përdorimi i dhunës për qëllime politike qëndron kundër çdo kuptimi të demokracisë. Ai dëmton Kosovën.

Unë i mbështes përpjekjet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë bllokadë përmes dialogut. Unë shpresoj dhe pres që autoritetet e Kosovës do të sigurojnë se procesi ligjor dhe të drejtat e njeriut respektohen. Unë shpresoj se të gjitha palët do të respektojnë demokracinë që Kosova ka punuar aq shumë për ta ndërtuar”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij në Facebook.