Ruairi O’ Connell , takon zyrtarë të lartë institucional NULL NULL 27.04.2015 16:37 27.04.2015 16:37 Ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell. Ministri Demolli pas urimit për emërimin në detyrën e ambasadorit në Kosovë, Ruairi O’Connell i shprehi falënderimet për bashkëpunimin e thellë dhe dinamik që ka ekzistuar në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart ndihmën e madhe që është dhënë në trajnimin dhe shkollimin e oficerëve të lartë të FSK-së në akademitë ushtarake elitare të Mbretërisë së Bashkuar si dhe me dërgimin e grupeve të instruktorëve ushtarak në Kosovë për të bashkëpunuar me FSK-në. Nga ana e ti ambasadori Ruairi O’Connell përgëzoi komandant Ramën për arritjet e deri tashme në ngritjen e strukturës së FSK-së. Ai e vlerësoi si një e arritur e përbashkët, që Kosova nga konsumues i sigurisë po transformohet në eksportues të sigurisë përmes bashkëpunimit me ushtritë e rajonit dhe me NATO-n. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 1 day