Rryma e lirë gjatë natës, e kotë kur s’ka ujë (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 06.02.2023 20:28 nga Arbëresha Fazliu 06.02.2023 20:28 Banorët e lagjeve Kalabria, Bregu i Diellit dhe Ulpiana në kryeqytet si dhe ata të Fushë Kosovës e Drenasit, kanë reduktime të ujit nga ora 23:00 e natës e deri në mëngjes, për shkak të turbullirës së ujit në liqenin e Batllavës. Duke qenë se përballen me mungesë të ujit, banorët e këtyre zonave e kanë të pamundur që të zbatojnë masat për kursimin e energjisë ashtu siç po ua kërkon shteti, të përdorin enëlarëset e rrobalarëset nga ora 00:00 e natës. Sipas Milot Krasniqit, banor i lagjes Kalabria në kryeqytet, mundësi e vetme është që këto pajisje për larje të përdoren gjatë ditës ose në orët e mbrëmjes kur tarifa është më e shtrenjtë. Por, zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, i tha Klan Kosovës, se reduktimet e ujit do të ndërpriten sapo të largohet turbullira e ujit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë