Rrustemi: Kryeshefat po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe krim të organizuar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrustemi: Kryeshefat po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe krim të organizuar

NULL NULL
20.04.2023 11:12
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se kryeshefat e ndërmarrjeve publike po po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimit të organizuar “që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”, duke folur për arrestimin e djeshëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

“Lidhur me atë që u tha për Nagip Krasniqin, nuk ka asnjë rëndësi se a është apo nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Nagip Krasniqi është një nga profesionistët e Kosovës. Shumë kryeshefa ekzekutiv po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimit të organizuar që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”, tha Rrustemi nga foltorja e Kuvendit.

Tutje Rrustemi tha se përpjekja e opozitës për ta paraqitur LVV-në “si veten”, është e dëshpëruar dhe e pashpresë, njofton Klankosova.tv.

“Për të tjerat që lidhen me ngjarjen e djeshme zoti Krasniqi do të përgjigjet vetë dhe do ta kuptojmë të gjithë të vërtetën, por përpjekja juaj për ta paraqitur Vetëvendsojen si vetën tuaj, është e dëshpëruar dhe e pashpresë”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.