Rrustemi i VV-së për raportimin e Kurtit: Opozita po na torturon që dy javë me këtë diskutim për dialogun NULL NULL 02.03.2023 11:13 02.03.2023 11:13 Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, e ka quajtur torturë dyjavëshe, kërkesën e opozitës, që kryeministri Albin Kurti të raportojë në kuvend mbi çështjen e dialogut. Sipas tij, ndryshimi i pikave të rendit të ditës, është joetike, përcjell klankosova.tv. ”Ka dy javë që opozita na torturon me këtë diskutimin e çështjes së dialogut politik. Praktikisht sot kemi 9 rende të ditës në rend dite. Nuk kemi seancë plenare, secila ka rend të ditës së përcaktuara. Pika për të cilën po flet opozita, është pika e vetme e seancës së tetë në këtë rend dite. Nuk ka qenë interpelancë kjo, sepse këtu po akuzohet edhe mekanizmi parlamentar. Kryeministri se ka obligim deri në folësin e fundit të seancës. Edhe nëse vazhdojmë sot, aty ku është ndërprerë, kjo flet për deputetët që s’kanë folë atë ditë”.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months