Rrusta nga PSD: Protesta është garanci se rritja e rrymës do të ndalet NULL NULL 29.01.2022 14:50 29.01.2022 14:50 Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, tha se udhëhiqemi një pushtet që në rastin e parë e qet policinë te dera. Sipas saj, rritja e çmimit të rrymës është e papranueshme, transmeton Klankosova.tv. “Kjo energji po na kushton shumë shtrenjtë, studenti i cili vjen me studiu në Prishtinë, prej kësaj rritjeje i bëhet një padrejtësi. Atij i rritet çmimi i jetesës në Prishtinë, pra preket bileta e studentit, preken shujtat e studentit, preket pavarësia e gruas, ato pak gra që mbërrijnë me qenë të punësuara, preket ilaçi i pensionistit, preken të gjitha kategoritë shoqërore, preket shumica që ka pak,” u shpreh Rrusta nga protesta Ajo tha se kjo protestë me kaq shumë qytetarë është garanci që kjo rritje e çmimit të rrymës do të ndalet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë