Rrugëtimi i Joe Biden në politikë përmes 30 fotografive

Rrugëtimi i Joe Biden në politikë përmes 30 fotografive

2 muaj më parë

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Demokratike, Joe Biden, është duke i shënuar gati 50 vjet në politikë.

Portali amerikan BuzzFeed News e ka shfaqur karrierën politike të ish-zëvendëspresidentit gjatë Administratës Obama, përmes 30 fotografive, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se Biden ka qenë një përkrahës i madh i nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj regjimit serb për ta çliruar popullin kosovar gjatë luftës së vitit 1999.

Senatori Joe Biden në Wilmington, Delaware, Janar 1973.

Joe Biden me Presidentin Jimmy Carter në shkurt të vitit 1978.

Senatorët Joe Biden, Charles Percy, Edward Zorinsky dhe Sekretari i Shtetit George Shultz në vitin 1982.

Biden duke e mbajtur vajzën e tij Ashley, gjatë dhënies së betimit para Presidentit Bush në vitin 1985.

 

Kandidati për president, Joe Biden, duke ecur në mes të protestuesve në vitin 1978.

Biden në zyrë pas një operimi në tru në vitin 1989.

Senatori Joe Biden duke mbajtur librin “Order and Law” të Charles Fried në vitin 1991.

Profesoresha Anita Hill duke dhënë betimin para Senatit pjesë e së cilit ishte edhe Joe Biden.

Biden duke mirëpritur gjyqtarin Clarance Thomas në vitin 1991.

Biden duke përshpëritur në veshin e gjyqtares Ruth Bader Ginsburg në vitin 1993.

Juristi William Barr së bashku me Joe Biden dhe Patrick Leahy në vitin 1991.

Biden duke qëndruar prapa flamurit amerikan në vitin 1993.

Senatorët Joe Biden dhe Jesse Helms në Senat në vitin 1997.

Presidenti George W. Bush së bashku me Joe Biden dhe kongresmenë të tjerë në vitin 2001.

Senatori Barack Obama duke biseduar me Joe Biden në prill të vitit 2005.

Biden duke e mbajtur gruan e tij Jill në vitin 2008.

 

 

klankosova.tv