Rruga për Porto NULL NULL 07.07.2015 17:00 07.07.2015 17:00 Iker Casillas është afër largimit nga Santiago Bernabeu. Epoka e Iker Casillasit tek Real Madridi është në prag të mbarimit. Kapiteni i ‘Los Blancos’ është afër që të nënshkruajë me Porton për sezonin e ardhshëm. Bisedimet mes dy palëve janë shpeshtuar ditëve të fundit, megjithëse ende pritet që Real Madridi dhe lojtari të arrijnë marrëveshje për mënyrën e kompenzimit të dy viteve të mbetura në kontratën e Casillas. Porto i ka ofruar kontratë dyvjeçare spanjollit me mundësi edhe për një vit tjetër shtesë, me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon. Pritet që ai të largohet si lojtar i lirë, ndërsa Porto të paguajë vetëm pagën e portierit. Edhe drejtuesit e klubit janë pajtuar që ta lënë lojtarin të largohet pa kërkuar pagesë, duke pasur konsideratë për të kaluarën e ndritur të Casillas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.