7:59, 26 Maj 2019

Rruga që të shpie në qendrën e skijimit në Brezovicë do të jetë sot e mbyllur.

Këtë e bënë të ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton Klan Kosova.

Sipas MIT qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë”.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielën (26.05.2019), rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit), do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00”, thuhet në këtë komunikatën e dërguar nga MIT.

Konkurs Pune

Lexo më shumë