Rruga Lum i Madh - Maxhunaj do të bllokohet nga ora 23:00

Rruga Lum i Madh – Maxhunaj do të bllokohet nga ora 23:00

NULL NULL
2 months më parë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se sonte do të jetë e bllokuar për qarkullim rruga nga fshati Lum i Madh deri në fshatin Maxhunaj.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga ora 23:00 deri në orën 3:00, për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugën alternative regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.