Rruga “Muharrem Fejza” mbyllet për qarkullim sot dhe nesër - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga “Muharrem Fejza” mbyllet për qarkullim sot dhe nesër

NULL NULL
3 months më parë

Rruga “Muharrem Fejza” mbyllet për qarkullim sot dhe nesër

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim rruga “Muharrem Fejza”.

Kjo mbyllje vjen për shkak të asfaltimit të shtresës së parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”, në drejtim të lagjes Mati, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit – Prishtinë. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftimin e komunës.