Rruga Kuqishtë-Pejë pa mirëmbajtje, e pakalueshme nga gropat dhe shembja e dheut (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 26.04.2023 23:13 nga Kiks Kosova 26.04.2023 23:13 Bjeshkët e Rugovës konsiderohen si një nga atraksionet më të mira turistike malore në Kosovë. Dhe rrjedhimisht këto bjeshkë, që lidhin Kosovën më Malin e Zi, janë edhe më të vizituarat nga turistët ndërkombëtarë e vendorë, raporton Kiks Kosova. Megjithatë, infrastruktura që të dërgon për në fshatrat e kësaj ane lë shumë për të dëshiruar. Problemet me infrastrukturën nisin që në dalje të qytetit të Pejës, e thellohen sa më afër që i afrohemi rrugës “Ker Sadrija”, që na dërgon për fshatin Kuqishtë. Gropa të shumta, qarje të asfaltit dhe shembje të dheut janë vetëm disa nga problemet me të cilët përballen turistët që kalojnë në këtë rrugë, e cila në shumë vende edhe është ngushtuar. Kanë kaluar 19 vjet qëkur për herën e fundit është bërë asfaltimi i kësaj rruge dhe që nga viti 2004, sipas banorëve të kësaj zone, nuk u mor askush me të, ani pse situata për ta është tejet shqetësuese. Sipas një banori, të shpeshta në këtë rrugë janë edhe rrëshqitjet e dheut e të gurëve, të cilat vijnë si shkak i mungesave të mureve mbrojtëse. Në anën tjetër Qamil Feka, i cili udhëheq Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve në kuadër të kësaj Ministrisë së Infrastrukturës, ka bërë të ditur se kanë kontraktuar një kompani për sanimin e rrugës Pejë-Kuqishtë, për periudhën 2024-2025. “Ky dëm i rrugës është shtuar për dy arsye, për arsye të amortizimit kohor të rrugës, por edhe për intervenimin jashtëzakonisht të kundërligjshëm dhe të pautorizuar të Kompanisë KEDS, e cila për krahun e djathtë të rrugës ka hapur kanalin e vendosjes se kabllos dhe ky vendim ka qenë pa marrë leje nga Ministria e Infrastrukturës, ka bërë hapjen e kanalit dhe vendosjen e kabllos, të cilat e kanë përshpejtuar dëmtimin edhe me të madh të rrugës”, ka thënë Feka. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 10 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 18 orë më parë