Lajmet e fundit
Nënkalim e rrethrrotullim nuk pritet të ketë në aksin rrugor Kiev-Zahaq, ashtu siç ishte paraparë.
Kështu thonë banorët e Kliqinës dhe fshatrave përreth që dolën në protestë të martën.
Këta tregojnë se projekti ndryshoi pa asnjë paralajmërim.
Në këtë formë, banorët thonë se po iu rrezikohet edhe jeta.
Madje, edhe qarkullimi në këtë zonë konsiderohet se është tejet i madh.
Kësisoj, banorët thonë se në rast se nuk zbatohet projekti siç u parapa në fillim, do të ndërmerren veprime më të ashpra.
Për këtë bënë edhe një peticion që ia dërguan punëkryesit Instituti i Konsulencës në Ndërtim dhe Ministrisë së Infrastrukturës, por që nuk u morën parasysh.
Ndërkaq kompania i tha Klanit se për këtë gjë duhet pyetur Ministrinë, ndërsa këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë sqarim deri në këto momente.