Rrudhani kthehet te Young Boys NULL NULL 18.06.2025 23:15 18.06.2025 23:15 Pas një sezoni të suksesshëm me Luzernin, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani, do të rikthehet te klubi i tij, Young Boys. Drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer, ka konfirmuar se skuadra zvicerane nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit. “Për shkak të diskutimeve të ndryshme dhe kryesisht për arsye financiare vendimi u mor kundër aktivizimit të opsionit të blerjes”, deklaroi Meyeri. Rrudhani ishte huazuar për një sezon nga Young Boys, me një kontratë që është ende e vlefshme deri në qershor të vitit 2025. Gjatë periudhës së tij në Luzern, ai ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës, duke kontribuar me 9 gola dhe 6 asistime në 31 paraqitje në Superligën e Zvicrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.