Rrokulliset një veturë në hyrje të autostradës (FOTO)

Një veturë është rrokullisur në hyrje të autostradës drejtimi nga Fushë Kosova. Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë të lënduar nga ky rast. Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por ende nuk ka përgjigje.