Rrjeti i Shitësve me Pakicë: BQK dhe bankat komerciale të sqarojnë detyrimet e bizneseve NULL NULL 01.04.2020 16:42 01.04.2020 16:42 Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon nga Banka Qendrore e Kosovës që në konsultim me bankat komerciale të rikonsiderojnë dhe sqarojnë detyrimet e bizneseve gjatë kësaj periudhe të përhapjes së Covid-19. Vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për mundësinë e shtyerjes të kthimit të këstit të kredisë ka inkurajuar bizneset që të drejtohen me kërkesa tek bankat komerciale me të cilat kanë bashkëpunim për të shtyrë afatin e kthimit të kredisë, njofton Klan Kosova “Ne vlerësojmë se ky vendim ka qëllim që të lehtësojë sado pak likuiditetin e kompanive së paku deri në tejkalim të gjendjes dhe kthimit në normalitet dhe e kemi përshëndetur si hap të qëlluar. Rrjeti i Shitësve me Pakicë, megjithatë, shpreh shqetësimet e thella të anëtarëve në lidhje me praktikën e zhvillimit të këtij procesi. Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për praktikat e mëposhtme të cilat po i dëmtojnë në themele bizneset”, thuhet në komunikatë. a) Bankat të cilat sipas vendimit të BQK-së kanë aprovuar shtyerjen e kthimit të kredisë për 3 muaj, po obligojnë bizneset që këstet e grumbulluara për 3 muaj t’i paguajnë përnjeherë bashk me këstin e muajit korrik 2020. b) Për këtë riprogramim të pagesës së kësteve të kredive bizneset po ngarkohen me interes shtesë për tre 3 muaj duke e llogaritur pjesën e mbetur të obligimit si mbitërheqje për këta 3 muaj dhe në këtë mënyrë po krijojnë kosto shtesë ndaj bizneseve. Virusi është një emergjencë ekonomike gjithashtu! Andaj Rrjeti i Shitësve me Pakicë rekomandon këto masa: 1. RIPOROGRAMIM TË DREJTË: bankat duhet të riprogramojnë në tërësi pagesën e kësteve të kredive në mënyrë që mos të ngarkojnë bizneset menjëherë pas afatit për të cilin janë shtyrë obligimet bankare (gjegjësisht, në korrik) me të gjithë shumën e prapambetur. Kjo do të ndihmonte direkt në likuiditetin e bizneseve. 2. INTERES 0%: afati i marrëveshjes së kredisë të zgjatet për 3 muaj shtesë dhe për këstet e mbetura sipas planit të ri të pagesave mos të aplikohet interes shtesë. Ne vlerësojmë se është absolutisht e padrejtë që bizneset të ngarkohen me kosto shtesë për riprogramim të pagesës së kredive gjatë kësaj periudhe, marrë parasysh gjendjen emergjente të shëndetit publik, vendimin e BQK-së dhe udhëzimet e Ministrive të linjes. “Në këtë mënyrë, kërkojmë nga Banka Qëndrore e Kosovës dhe të gjitha bankat komerciale që menjëherë të trajtojnë çështjet e sipërcekura me kujdes, në mënyrë që të evitohen dëmet kolosale ndaj bizneseve të sektorit privat” thuhet mes tjerash në komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.