Rritja e investimeve amerikane në Kosovë, Osmani takon përfaqësuesit e bizneseve NULL NULL 03.03.2023 16:50 03.03.2023 16:50 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve amerikane për të rritur investimet e ShBA-së në Kosovë. Osmani, mes tjerash, tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së mëtejshme të qëndrueshme dhe investimeve në sektorin e energjisë, njofton Klankosova.tv. “Takim i shkëlqyeshëm me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë amerikane, për të eksploruar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur investimet e ShBA-së në Kosovë”. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rritjes së mëtejshme të qëndrueshme, si dhe investimeve në sektorin e energjisë për të siguruar një tranzicion të drejtë” ka shkruar Osmani në Twitter. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS