Rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë, Franca do t’iu japë nga 100 euro 38 milionë qytetarëve NULL NULL 22.10.2021 14:21 22.10.2021 14:21 Qeveria franceze ka njoftuar se do t’u japë nga 100 euro për çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë. “Kompensimi i inflacionit” do të jepet për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin makinën apo ngasin motor, njofton Klan Kosova. Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e bizneseve në fund të dhjetorit. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë në fillim të vitit 2022. Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Europa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë të COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 18 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 33 minuta më parë