Rritet presioni në depozitat 7 tonëshe të amoniakut në Llamkos NULL NULL 05.05.2015 18:27 05.05.2015 18:27 Pasi KEDS-i ia kishte shkëputur furnizimin me rrymë muaj më parë, sot ka ardhur deri te ngritja e temperaturave dhe presionit brenda depozitës së mbushur me 7 tonë amoniak në fabrikën e Vushtrrisë. Depozitat e amoniakut që gjenden në fabrikën e falimentuar Llamkos në Vushtrri kanë filluar të paraqesin rrezik për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Ngritja e temperaturave ka shkaktuar edhe rritjen e presionit nga 3 në 9 Bar, brenda depozitës së mbushur me 7 tonë amoniak. Gjatë ditës së sotme zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar ta bëjnë ftohjen e rezervuarëve të amoniakut. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë, Nezir Klinaku, i ka thënë gazetarit të Klan Kosovës, Vullnet Krasniqit, se gjatë gjithë ditës kanë monitoruar situatën në terren, ndërsa presioni i depozitës ka rënë në 7 Bar dhe vazhdon të jetë në rënie. Sipas Klinakut, deri tek kjo gjendje ka ardhur pasi KEDS-i muaj më parë ia kanë shkëputur energjinë elektrike fabrikës që tashmë është shpallur e falimentuar nga AKP, transmeton Klan Kosova. Kjo gjë ka bërë që ftohësit e depozitës së amoniakut të mos jenë aktivë. Klinaku gjithashtu ka thënë se gjatë gjithë ditës kanë tentuar të kontaktojë me administratorin falimentues i cili kujdeset për këtë fabrikë, Virtyt Ibrahimagën, mirëpo në gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ndërkohë, monitorimi i situatës ka vazhduar gjatë ditës për t’i siguruar banorët që jetojnë në afërsi të fabrikës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 25/09/2023