18:20, 31 Mars 2020

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me virusin Covid-19.

Gjatë këtyre orëv kanë vdekur 837 persona duke e quar numrin total të viktimave në 12428, transmeton Klan Kosova

Në 24 orët e fundit është rritur edhe numri i personave pozitiv me Covid-19, ku numri total është 66889 persona.

Numri i të shëruarave ka shkuar në 19259 ku 5607 persona janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 40663.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme numri i viktimave ishte 812 ku sot rezulton të jetë rritur me 25 vdekje.

Konkurs Pune

Lexo më shumë