Rritet numri i vdekjeve në Wuhan, shtohen edhe 1 mijë e 290 raste - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritet numri i vdekjeve në Wuhan, shtohen edhe 1 mijë e 290 raste

NULL NULL
17/04/2020

Numri i vdekjeve në Kinë kishte qenë në afro 3300 për javë me radhë – deri sot, kur u rrit në më shumë 4600.

Kjo për shkak se qyteti i Wuhanit, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, ngriti numrin e vdekjeve  me 50% – që janë 1 mijë e 290 raste – duke ia atribuar raportimit të azhurnuar dhe me përfshirjen e vdekjeve jashtë spitaleve.

Duke publikuar  numrin e korrigjuar, zyrtarët e qytetit të Wuhanit këmbëngulën se nuk kishte asnjë mbulim të shifrave të vërteta, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

11 milionë banorët e Wuhanit kaluan 11 javë në kushte të ashpra bllokimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.