22:12, 24 Janar 2020

Gjashtë persona e kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë që ndodhi në rajonin Sivrice të qytetit Elazig në Turqi.

Kështu ka njoftuar Agjencia Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se “sipas të dhënave paraprake, gjashtë persona kanë humbur jetën” si pasojë e tërmetit kryesor 6,8 ballë pas të cilit janë shënuar edhe gjashtë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë.

Gjithashtu duke njoftuar se ekipet e kësaj agjencie që ndodhen në qytet kanë filluar ndërhyrjen në ndërtesat e shembura në qendër të qytetit, AFAD bëri të ditur se ekipet janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit në Elazig dhe zonat përreth.

“Janë marrë informacione për shembje të ndërtesve në rajonet Maden dhe Sivrice të qytetit Elazig. Punimet e kërkim-shpëtimit në qytetin Elazig dhe zonat përreth janë duke vazhduar. Aeroporti në Elazig funksionon. Të gjitha rrugët tokësore janë të qasshme në rajonet përreth. Pas tërmetit, të gjitha njësitë tona në të gjitha qytetet kanë kaluar në gatishmëri”, thuhet në deklaratën e AFAD./ AA

Konkurs Pune

Lexo më shumë