Rritet numri i grave që përdorin tretmanet IVF për fertilitet NULL NULL 15.03.2018 17:00 15.03.2018 17:00 Një gjeneratë e grave janë duke zgjedhur që të kenë fëmijë vet, përmes teknikës së IVF. Numri i grave që kane krijuar familje pa një figurë të babait është rritur për tre herë brena dy vjetësh. Shifrat e fundit tregojnë se 1,272 gra janë regjistruar për tretmane të fertilitetit pa ndonjë partner në vitin 2016, përderisa 943 ishin të regjistruara në vitin 2014. Brenda dy vjetësh numri i grave të regjistruara për tretmanet IVF është rritur për 35%, kanë bërë të ditur nga Autoriteti për Fertilitet dhe Embrionologji. Ekspertët kanë thënë se këto gra nuk janë domosdoshmërish karrieriste, mirëpo në të shumtën e rasteve ato nuk e kanë gjetur personin e duhur. Numri në rritje i grave që dëshirojnë të ruajnë vezët lidhet me arsyetimin se dëshirojnë të shtyjnë shtatzëninë ngaqë ende nuk kanë gjetur partnerin e tyre të duhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë