9:17, 21 Prill 2019

Një seri e sulmeve kanë goditur hotelet dhe kishat në Shri Lanka duke vrarë të paktën 138 persona dhe rreth 402 të plagosur në festimet e Pashkëve gjatë shërbimeve.

Tri nga shpërthimet goditën kishat katolike, ndërsa tri shpërthime të tjera raportohet se goditën hotelet luksoze – Cinnamon Grand, Kingsbury dhe Shangri-La , të cilat janë në zemër të Colombos, kryeqytetit të Shri Lankës, njofton Klan Kosova.

Eksplodimi i parë u raportua në një kishë të kryeqytetit. Eksplodimet të tjera ndoshën pas një gjysmë ore.

Askush nuk e mori përgjegjësinë e sulmit, raporton Al Jazeera.

Shpërthimet ndodhën rreth orës 8:45 në kohën lokale në kishën e Shën Atonit në Kolombo dhe kishën e Shën Sebastianit në Negombo, një qytet me shumicë katolike. Kisha e Sionit në Batticaloa në bregun lindor ishte gjithashtu në shënjestër.

Reporterët e Al Jazeera thonë se spitalet janë duke pranuar vazhdimisht të lënduar. Presidenti Maithripala Sirisena ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Presidenti Maithripala Sirisena ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe thirri një takim urgjent.

“Unë dënoj fuqimishëm sulmet frikacake ndaj popullit tonë sot. Unë u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë që gjatë kësaj kohe tragjike të mbeten të bashkuar dhe të fortë”, tha ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë