Rritet në 52 numri i të vdekurve në një minierë të Rusisë

Rritet në 52 numri i të vdekurve në një minierë të Rusisë

NULL NULL
6 days më parë

Është rritur në 52 numri i të vdekurve në incidentin e shpërthimit në një minierë në Siberi.

Kjo është fatkeqësia më e rëndë e minierave në Rusi në një dekadë, njofton Klan Kosova.

Incidenti filloi kur pluhuri i qymyrit në një bosht ventilimi mori flakë, duke mbushur minierën me tym, shkruan BBC.

Në përfundim të natës, një operacion i dështuar për të gjetur dhjetëra të zhdukur u kthye në një tragjedi pasi thuhet se shpëtuesit u mbytën.

Një burim nga shërbimet emergjente i tha agjencisë së lajmeve se “askush s’ka mbetur i gjallë”.

Shumica e 285 njerëzve në minierën Listvyazhnaya u arratisën menjëherë pas incidentit.

Zyrtarët thanë se 49 ishin dërguar në spital me lëndime. Disa nga të plagosurit janë helmuar me tym, ndërsa katër mësohet se janë në gjendje kritike për jetë.

Dhjetëra minatorë nuk mundën të arratiseshin pas incidentit fillestar, por operacionet e shpëtimit duhej të pezulloheshin pasi u zbuluan nivele të larta të rrezikshme të metanit në minierë, duke shkaktuar frikën për shpërthime të mundshme.