Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritet kostoja e ndërtimit krahasuar me një vit më parë

NULL NULL
08.06.2023 18:32
Ndertesat

Për 3.3 përqind është rritur kostoja e ndërtimit në tre muajt e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga Indeksi i Kostos së Ndërtimit i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rritja është vërejtur tek transporti për 16.4 përqind, makineritë 11.1 përqind, kostot tjera 10.1 përqind, pagat 2.8 përqind dhe materialet 2.4 përqind.

Rënia ka qenë tek energjia me -14.9 përqind.

Ndërkaq rënie është vërejtur kur është krahasuar tremujori i parë i vitit aktual me tremujorin e fundit të 2022-ës.  Kjo rënie ka qenë 1.3 përqind dhe theksohet te: Transporti -6.9 përqind, materialet -1.4 dhe pagat për 0.4 përqind.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.