Lajmet e fundit
Interesimi i kosovarëve për të investuar në patundshmëri në Dubai, po rritet.
Gentian Muli, drejtor i RedSand Real Estate, në emisionin “Ora Shtatë”, thotë se si kompani e kanë parë të arsyeshme që qytetarët e Kosovës t’i edukojnë rreth investimeve kapitale në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Klankosova.
“Është tregu më i madh në botë, dhe ne e meritojmë me qenë pjesë e tregut më të madh në botë. Jemi blerës vetë, dhe e kemi parë të arsyeshme investimin e Emirateve, dhe kemi dashur t’ua paraqesim si opsion edhe qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Muli në Klan Kosova.
Ai shtoi se shtetasit e Kosovës, përmes Dubai Summer Series kanë mundësi të kontaktojnë personalisht me përfaqësuesit e ndërtuesve më të mëdhenj në Emirate.
Nga ana tjetër, Ahmad Bashtawi nga Major Developments, në Klan Kosova theksoi se shohin interesim të madh në këtë fushë nga ana e kosovarëve.
“Është hera e tretë që vi në Kosovë dhe shoh potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht në partnerin tonë RedSand. Definivisht do të vi prapë, pasi kam parë potencial të madh”, u shpreh Bashtawi në “Ora Shtatë”.