Rritet frika për sulm ndaj Biden, dyshohen edhe ushtarët (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 18.01.2021 15:57 nga Iliri Pireva 18.01.2021 15:57 Rreth 25 mijë ushtarë do ta sigurojnë ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden teksa bën betimin si i pari i Amerikës. Pos tyre për sigurinë e presidentit të ri të zgjedhur do të kujdesen edhe anëtarë të shërbimit federal dhe pjesëtarë të sigurimit privat. Por gjithë ky numër i njerëzve që janë thirrur këtu për shmangur ndonjë incident në ditën e inaugurimit mund të përbëjë rrezik. Këtë drojë po e shfaq togeri i pari i gardës Kombëtare, Richars Ideler. Ky kërcënimi ka shtyrë FBI të kontrollojë të gjithë 25,000 trupat e Gardës Kombëtare që vijnë në Washington për këtë ngjarje historike. Edhe sekretari i ushtrisë, Ryan McCarthy pranoi se kërcënimi brenda radhëve të tyre është i mundshëm prandaj kërkoi nga komandantët që të jenë në vëzhgim të çdo rreziku potencial. Pos kësaj tashmë anëtarët e Gardës janë duke u trajnuar se si të identifikojnë kërcënimet e mundshme të brendshme. Rreth 25,000 ushtarë të Gardës Kombëtare po vërshojnë në Washington nga të gjitha shtetet amerikane. Numri i rojeve është dy herë e gjysmë më i madh se sa në ceremonitë e inaugurimeve të mëparshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 11 minuta më parë