Rritet çmimi i bukës, mishit, kafes, duhanit… NULL NULL 17.03.2018 21:01 17.03.2018 21:01 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit’ për muajin shkurt krahasuar me çmimet e muajit janar të këtij viti. Sipas publikimit çmimet e konsumit kanë shënuar një ngritje për 0.3%, raporton Insajderi. Kjo ngritje e çmimit është shënuar në produktet e konsumit, tek mishi 0.8%, pemë 4.1% perime 4.3% dhe tek përdorimi i pajisjeve për transportin personal 0.6%. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.3% në muajin shkurt 2018, krahasuar me muajin janar 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.8%); pemë (4.1%); perime (4.3%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve për 0.4% në IHÇK”, thuhet në publikimin e ASK-së. Kjo ngritje u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i qumështit, djathit dhe vezëve (-1.1%) me një ndikim prej (-0.1 %) në IHÇK. Në anën tjetër në publikimin e ASK-së theksohet se në muajin shkurt të këtij viti në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar, janë vërejtur disa ngritje të çmimeve tek buka, drithërave, mishit, vajrave, yndyrës, pemëve, kafes, çajit, duhanit dhe shërbimeve për transport. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.