Rriten thirrjet për bojkot të McDonaldsit dhe Coca-Colas pasi po vazhdojnë punën në Rusi NULL NULL 08.03.2022 01:37 08.03.2022 01:37 Presioni po rritet mbi gjigantët perëndimorë të ushqimit dhe pijeve për t’u tërhequr nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës. Disa kompani globale kanë zgjedhur të bojkotojnë Rusinë dhe të largojnë biznesin nga vendi. McDonald’s dhe Coca-Cola janë kritikuar në mediat sociale se nuk kanë folur për sulmet dhe kanë vazhduar të operojnë në Rusi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Firmat e njohura si Netflix dhe Levi’s tashmë kanë pezulluar shitjet ose kanë ndaluar ofrimin e shërbimeve në Rusi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.